-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka: E patë Xhaçkën? Kur s’i duhet, Rama e shkel drejtësinë

Kryesoret

Nga Durrësi me aleatët në krah, Flamur Noka kërkoi një mobilizim të qytetarëve kundër qeverisë teksa zgjedhjet janë vetëm një vit larg. Flamur Noka u shpreh se domosdoshmëria e punës së opozitës është të mundësojnë rotacionin politik, që prej 11 vitesh nuk po e lejon Rama.

Dje kuvendi me urdhrin e Ramës, drejtësinë e reklamoi se e ka instrument që kur i duhet e përdor, kur nuk i duhet e shkel në këmbë. Kur i duhet të për të instaluar regjimin e tij autokratik, ai arreston liderin e opozitës pa asnjë prove dhe fakt dhe e mban të burgosur pa asnjë akuzë.

Kur nuk i duhet e shkelmon sepse nuk mund ti kërcënojë ortaken e tij në aferë Olta Xhacken, apo në rastin e Xibrakës, vëllain e tij, apo një drejtësi e cila organizatës kriminale 5D nuk do të mund ta anashkalojë dhe ti gjykojë individualisht.

Një drejtësi reale 5D duhet ta gjykonte si grup strukturuar kriminal. Shqipëria është në rrezik kombëtar, ndaj bashkimi, përballja dhe gjunjëzimi i këtij regjimi është dhe do jetë sfida jonë.

Në këtë aspekt domosdoshmëria e punës tonë është të mundësojnë rotacionin politik. Shqipëria këto shanse i ka të bllokuara nga Rama. Ndaj edhe reforma zgjedhore që do propozohet nga ana jonë do të këtë ketë synim. Një reformë që siguron zgjedhje të lira dhe mundëson rotacioni”, tha Noka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit