Shpresat e Tottenham Hotspur për të siguruar kualifikimin në UEFA Champions League pësuan një goditje ditën e sotme pasi u dorëzuan ndaj një disfate ndëshkuese 4-0 në Premier League ndaj Newcastle United.
Tottenham u paraqit në ‘James Park’ me shpresa të mëdha, kjo pasi rivalët e tyre për zonën Champions, Aston Villa, do të përballen me Arsenalin këtë raund. Një kalendar i cili rriti shpresat e Tottenham se vendi i katërt mund të sigurohet.
Mirëpo dëshira e miqve mori u shua që në pjesën e parë, Isak dhe Gordon dërguan në avantazhin e dy golave Newcastle.
Pjesa e dytë pa Tottenhamin të mbante 79 % të kontrollit të topit, por si për ironi golat erdhën sërish nga vendasit.
Isak dërgoi shifrat në 3-0 në të 51-tën ndërsa Schar mbylli llogaritë në fund të sfidës.
Një disfatë 4-0 që peshon shumë tek Tottenham, pasi tashmë ndjekin nga vendi i 5-të Aston Villan me ndeshje dhe pikë të barabarta. Ngelet për tu parë nëse skuadra nga Londra do mundet të reagojë për të siguruar Championsin sezonin e ardhshëm.