Sekretari britanik David Cameron thotë se Izraeli është “përsosmërisht i justifikuar” t’i përgjigjet Iranit, pasi është sulmuar, por të jetë i kujdesshëm dhe “të mendojë me kokë, jo me zemër”.
Ai tha për BBC se mendon se është gjëja e duhur të mos përshkallëzohet më tej situata dhe të fokusohet në shënjestrimin e Hamasit, i cili mban peng njerëzit.
I pyetur nëse Britania e Madhe do të ndjekë të njëjtën rrugë si SHBA – duke thënë se nuk do të përfshihet në veprime hakmarrëse – Cameron përsërit se Izraeli duhet të mendojë “me kokën e tij, jo me zemrën e tij”.
Por ai e pranon se një vend duhet të vendosë vetë se si i mbron njerëzit e tij. “Këshilla jonë është të mos hakmerreni”, shton ai.
Ai vazhdon duke thënë se Irani ka pësuar një “disfatë të dyfishtë”, pasi sulmi i tij dështoi dhe regjimi zbuloi natyrën e tij të vërtetë në botë.