-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Burg për ish-kryetarin dhe 3 të tjerë, sekuestrohet toka që iu shit nipit të Sadri Abazit!

Kryesoret

Janë vendosur në pranga nga policia ish-kryekomunari i Bërxullës, Ymer Marku si dhe 3 persona të tjerë, të akuzuar për tjetërsimin e një prone prej 7500 metër katror në këtë komunë.

Në prangat e policisë ranë edhe dy zyrtarët e tjerë Kujtim Balliu e Agim Loci, si edhe shtetasi Kujtim Allmeta pasi akuzohet se përfituan pronën nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.

Ndër të tjera bëhet me dije se prona prej 7500 metër katror është sekuestruar.

“Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 shtetas.

Sekuestrohet një sipërfaqe toke 7500 m2, në fshatin Bërxullë, bashkia Vorë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit dhe Komisariatin e Policisë Nr. 7, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Haunting”, për ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, për shtetasit:

Y. M., 55 vjeç, K. B., 65 vjeç, A. L., 53 vjeç, të tre banues në Vorë, dhe K. A., 60 vjeç, banues në Kombinat.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë falsifikuar dokumentet e një sipërfaqeje toke, në fshatin Bërxullë.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit, është sekuestruar një sipërfaqe toke 7500 m2, në fshatin Bërxullë, bashkia Vorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit