-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet ‘Univeristeti’ me 37 vula të falsifikuara, 3 të arrestuar në Yzberisht

Kryesoret

Në Yzberisht të Tiranës është zbuluar një subjekt (firmë), ku falsifikoheshin dokumente dhe si rezultat në pranga kanë përfunduar tre persona.

Operacioni ‘Vula’ ka çuar pas hekurave Çlirim Bregun, Arben Rushitin si dhe Fatos Shima.

Janë sekuestruar plot 37 vula të falsifikuara të institucioneve të ndryshme shtetërore brenda dhe jashtë Shqipërisë, dokumente të paplotësuara (leje qarkullimi, libreza, deklarata noteriale, dokumente shkollore dhe dëshmi të aftësive profesionale) dhe 210 shishe me verë të kontrabanduar.

“Zbulohet një subjekt (firmë) në Yzberisht, ku falsifikoheshin dokumente. Gjithashtu, në këtë subjekt kishte mallra të kontrabanduara dhe punonjës të pasiguruar. Arrestohen në flagrancë 2 organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale dhe 1 shtetas që u kap duke marrë një certifikatë pronësie false.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Ç. B., 53 vjeç, banues në Tiranë, bashkëpronar i firmës, i dënuar më parë ndër të tjera dhe për kontrabandë;

  1. R., 55 vjeç, banues në Tiranë, punonjës i firmës;
  2. Sh., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasit Ç. B. dhe A. R., nëpërmjet vulave false të institucioneve të ndryshme shtetërore brenda dhe jashtë Shqipërisë, iu siguronin dokumente (leje qarkullimi, libreza, deklarata noteriale, dokumente shkollore dhe dëshmi të aftësive profesionale) shtetasve të ndryshëm. Ndërkaq, shtetasi F. Sh. u kap në flagrancë duke marrë një certifikatë pronësie, të dyshuar të falsifikuar.

Në ambientet e subjektit privat u gjetën 210 shishe me verë, të dyshuara të kontrabanduara, si dhe u konstatua se ishin punësuar shtetas, pa u siguruar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit