-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Associated Press: Një politikan i dënuar në Shqipëri, kandidat për eurodeputet në Greqi

Kryesoret

Përfshirja e Fredi Belerit në listën për eurodeputet nga kryeministrit grek, Mitsotakis, nuk po qëndron vetëm në raportin Shqipëri-Greqi, por po tërheq dhe vëmendjen e vendeve apo mediave të huaja, madje përtej Europës.

 “Associated Press” i ka kushtuar një artikull kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, aktualisht në burg për blerje votash por që njëkohësisht garon dhe si eurodeputet për palën greke.

Shkrimi i plotë

Partia konservatore qeverisëse e Greqisë shtoi një politikan të dënuar nga minoriteti etnik grek i Shqipërisë në listën e saj të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian. Duke shtuar tensionin që ekziston tashmë mes dy vendeve.

Fredi Beleri u zgjodh kryebashkiak i qytetit të Himarës në Shqipërinë e Jugut vitin e kaluar, por u arrestua me akuza për blerje votash dhe nuk u betua. Më pas ai u dënua me 2 vjet në mars.

Politikani ka mohuar akuzat kundër tij dhe qeveria greke e quajti paraburgimin e tij të padrejtë, duke kërcënuar se do të bllokojë përpjekjen e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Partia në pushtet “Demokracia e Re” bëri njoftimin e papritur të hënën vonë, duke lejuar Belerin të konkurrojë në zgjedhjet që do të zhvillohen midis 6-9 qershorit në 27 vendet anëtare.

“Është një betejë për vlerat e përqafuara nga Perëndimi dhe Evropa dhe që duhet të respektohen nga ata që duan t’i bashkohen familjes së madhe evropiane”, – shkruan Beleri.

Greqia dhe Shqipëria, një vend ish-komunist dhe një anëtar aktual i NATO-s, kanë një marrëdhënie historikisht të tensionuara.

Athina e ka akuzuar Tiranën se po vepron shumë ngadalë në rivendosjen e të drejtave të më shumë se 100 mijë qytetarëve të saj etnikë grekë pas rënies së sundimit komunist në fillim të viteve 1990. Shumë anëtarë të minoritetit kanë punuar në Greqi dhe kanë dy shtetësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit