-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nëna kërkon mes lotësh djalin, gjyshi ‘kyç’ gojën, 3-vjeçari ende i zhdukur

Kryesoret

Janë duke vazhduar kërkimet e policisë për 3-vjeçarin të raportuar të zhdukur në Durrës, ku sipas nënës së fëmijët, janë pikërisht gjyshërit ata që e kanë rrëmbyer…

Ngjarja u bë e njohur ditën e djeshme, ku një nënë me lot në sy tha para medias dhe policisë se kishte 4 ditë që nuk e dinte çishte bërë me djalin e saj 3-vjeç.

Sipas saj fëmija ishte marrë nga gjyshërit nga ana e babait, për të kaluar pak kohë me ta, por nuk e kishin kthyer më kurrë.

Mësohet se nga policia janë duke u kryer kontrolle në disa banesa të zonës ku banon familja Gjuni, por asnjë gjurmë nga djali dhe gjyshja e tij.

Aktualisht është ndaluar Rexhep Gjunin 58 vjeç, gjyshi i fëmijës i cili deri më tani ka kyçur gojën. Sipas burimeve ai nuk pranon të bashkëpunojë me policinë dhe të tregojë se ku ndodhet gruaja e tij së bashku me fëmijën.

Dyshimet e policisë qëndrojnë ende se fëmija mund të jetë dërguar jashtë shtetit. Babai i 3-vjeçarit ka ndërruar jetë 1 vit më parë, ndërsa vet nëna e fëmijës është shprehur se jetojnë me babanë e saj dhe se me vjehrrit nuk ka pasur asnjë problem deri më tani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit