-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre deputetë thirrje Bardhit: Përsërite kërkesën, fusni Berishën në grup

Kryesoret

Të gjithë deputetët demokratë me përjashtim të Sali Berishës u rikthyen në grupin e PD-së pas kërkesës së Gazment Bardhit drejtuar Lindita Nikollës. Por deputetët që janë krah Sali Berishës i kërkuan sot Bardhit që të përsërisë kërkesën dhe ta specifikojë për ish-kryeministrin.

Gazment Bardhi deklaroi se nuk ka asnjë pengesë nga grupi demokrat që Berisha të jetë pjesë e tij. “Biem dakord që ky është Grupi Parlamentar i PD që ka kryetar Sali Berishën. Cdo çështje tjetër që Rama tenton të provokojë opozitë, do të duhet të përballet me pasojat”, ka thënë Bardhi.

“Gjykoj se krahas shprehjes së qartë publike për këtë nga kryetari i grupit, duhet dërguar në vazhdim të të parës një shkresë e dytë nga kryetari, Kuvendit, eksplicite, me emër e mbiemër të Berishës. Këtu duhet qëndruar fort e me çdo çmim” tha Tritan Shehu.

“Duhet një shkresë e dytë ku të rreshtohen të gjithë emrat e deputetëve të dalë nga lista e 25 prillit 2021 dhe ti dërgohet Kuvendit. Këtë gjë ma konfirmuan edhe shërbimet e Kuvendit, pasi u interesova për këtë gjë! Po të vij kështu më thanë me emra absolutisht që do të jetë në listë”, tha Baçi.

“Sipas ligjit qenia ne grupin parlamentar të PD përcaktohet nga njoftimi i KQZ për zgjedhjet e 2021 si dhe vetdeklarimi i deputetit. KQZ e ka deklaruar Z. Berisha deputet i PD dhe Z. Berisha vetëdeklarimin në fillim te sesionit e ka bere deputet i PD. Këto lojëra ka ardhur koha te marrin fund” tha Edmond Spaho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit