-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi dhe Këlliçi në sulm: Veliaj nuk shpëton!

Kryesoret

Opozita ka protestuar përpara Bashkisë së Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Nuk kanë munguar përplasjet me policisë, teksa ka kulmuar me hedhjen e molotovëve në derën kryesore të Bashkisë, duke shkaktuar një zjarr të madh.

Tedi Blushi i Partisë së Lirisë u shpreh se ‘nga ky shesh po të paralajmërojmë se nëse vijon të mbrohesh me SPAK-un e kapur me polici që e ke shndërruar në badigardë personal tënd ta dish mirë do të hyjmë në zyrë ne e do të të arrestojmë ty dhe më pas Edi Ramën”. 

Belind Këlliçi u shpreh se “Veliaj më datë 25 prill, ky individ po planifikon të shkojë në Holandë, aty ku në fakt, është e regjistruar kompania mëmë e inceneratorit fantazmë të Tiranës, sepse ky individ, si pronar faktit i inceneratorit të Tiranës, ka lënë punën pa kryer që do t’i mbyllë më datë 25 prill“.

Kjo nuk është hera e parë që opozita, pjesa e Rithemelimit ka protestuar në derën e Bashkisë. Ky aksion i tyre ka nisur pas arrestimeve të disa ish-zyrtarëve të këtij institucioni për abuzim me detyrën për dosjen ‘5D’.

Molotov, shtyrje dhe përplasje në protestën përpara bashkisë Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit