-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E frikshme në Milano! Të renë e hedhin në shinat e trenit (VIDEO)

Kryesoret

Të bërtiturat dhe frika kanë mbërthyer metronë e Milanos. Një 52-vjeçar me origjinë dominikane ka shtyrë në shinat e trenit një 24-vjeçare italiane. Ngjarja ka ndodhur në stacionin e Lambrate të metrosë së Milanos.

Fatmirësiht 24-vjeçarja u ndihmua menjëherë nga i dashuri i saj dhe disa persona të tjerë që presona të tjerë, vetëm pak para se treni të mbërrinte dhe historia të kishte një fund tragjik.

Agresori u arrestua nga policia me akuzën e tentativës për vrasje dhe u dërgua në paraburgim, në funksion të seancës së vlefshmërisë para gjyqtarit për hetime paraprake.

Sipas asaj që është rikonstruktuar, episodi ka ndodhur në orën 22:50 të së premtes. Burri filloi të bërtiste në platformë dhe të bezdiste pasagjerët që prisnin. Më pas, pa ndonjë arsye të dukshme, ai iu hodh vajzës dhe e shtyu atë, duke e bërë atë të humbiste ekuilibrin dhe duke e hedhur në shina.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit