-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konferenca e konservatorëve, VOA: Kritika ndaj BE-së dhe mbështetjes për Ukrainën

Kryesoret

Politikanë, akademikë dhe aktivistë të krahut të djathtë nga e gjithë Evropa u mblodhën në Bruksel këtë javë për një Konferencë dy-ditore të Konservatorëve, që organizatorët thanë se kishte për qëllim “ruajtjen e sovranitetit të vendeve në Evropë”. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Londër, Henry Ridgwell, një përpjekje e kryebashkiakut të Brukselit për të anuluar mbajtjen e konferencës shkaktoi akuza për një sulm ndaj fjalës së lirë.

Figurat kryesore të politikës së djathtë evropiane u mblodhën në Konferencën Kombëtare të Konservatorëve në Bruksel këtë javë, përfshirë arkitektin e daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian Nigel Farage dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban.

Sipas tyre, armiqtë më të fortë vendeve sovrane janë Bashkimi Evropian dhe emigracioni.

“Nëse dikush dëshiron të bëjë një përpjekje për të krijuar një shoqëri të përzier, të bazuar në komunitete të krishtera dhe myslimane, dhe si një gjë liberale që do të sillte rezultat të mirë, le ta bëjnë atë, është fati juaj, e ardhmja juaj. Por mos na detyroni neve ta bëjmë këtë”, thotë Viktor Orban, Kryeministër i Hungarisë.

Zoti Orban kritikoi mbështetjen perëndimore për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtuesve rusë.

“Pa marrë paratë dhe armët e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, Ukraina si shtet do të pushonte së ekzistuari. Pra, nuk është më një shtet sovran”, tha ai.

Kryeministri Orban është bërë figura kryesore e së djathtës evropiane, thotë analisti Georgios Samaras.

“Ai është shumë i suksesshëm në nxitjen e një praktike autoritare dhe regjimi autoritar në vendin e tij. Mendoj se e djathta ekstreme në mbarë Evropën tani po përpiqet të përdorë të njëjtën strategji”, thotë ai.

Lexoni KËTU shkrimin e plotë

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit