-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Taksitë e drogës’/ Salianji bën denoncimin ndaj zyrtarëve të zgjedhur nga Rama

Kryesoret

Pjesmarrës në një takim me demokratët në Roskovec, deputeti Ervin Salianji bëri një denoncim lidhur me zyrtarët e zonave të Fierit, Lushnjës dhe Roskovecit.

Salianji tha se në qarkun e Fierit kryeministri Rama nuk zgjedh personat më të mirë për të drejtuar në radhët e socialistëve, duke theksuar në në Fier, Lushnjë dhe Roskovec ka persona që kanë probleme me drejtësinë në krye.

“Pse Edi Rama nuk ka frikë kur rrit taksat fermerëve, rrit sigurimet shoqërore fermerëve, krijon monopole dhe u rrit pesticidet, farat, plehun, etj? Sepse edhe në një zonë që tradicionalisht që e ka quajtur të majtë si Fieri, Rama nuk zgjedh më të mirët te socialistët” tha ai.

Teksa u shpreh se konkretisht se kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi “është me 100 të zeza” dhe se makinat që blihen në emër të bashkisë përdoren si taksi droge.

Shikoni qarkun e Fierit, Bimbashi i Fierit me dhjetëra procedime penale mbrohet nga Rama nga SPAK. Ky tjetri i Lushnjës, një që kishte bashkë me PS, me drejtuesit kryesorë të PS në burg për korrupsion, Bufi këtu me 100 të zeza.

Në vend që të përdorë edhe këtë makinën që e ble në emër të bashkisë që të udhëtojë rehat, e keni parë që i përdorin makinat si taksi droge. Ne nuk mund ti harrojmë këto.

Si mund të votohet kryetare bashkie kur makinat e bashkisë janë po këta njerëz problematikë në krye të sistemit dhe krye të bashkive e çdo institucioni publik në këtë vend. Janë njerëz që paguhen nga taksat e qytetarëve por kthehen në shërbëtorë të krimit”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit