-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Të shpallur në kërkim prej kohësh, arrestohen 3 persona

Kryesoret

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit”, policia e Krujës ka kapur dhe vënë  në pranga tre të shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Shtetasit e arrestuar, Enes Ara, Flamur Zalla dhe Ibrahim Gurra ishin shpallur në kërkim respektivisht për veprat penale, “Mashtrim”, “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”, masave për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, Komisariati i Policisë Krujë kapi shtetasit:

– Enes Ara., banues në Dragush, Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”;

–Flamur Zalla., banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 9 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– Ibrahim Gurra., banues në Krujë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit