-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: Donald Trump dhe Joe Biden me qasje të ndryshme ndaj ekonomisë

Kryesoret

Ekonomia amerikane është një faktor kryesor në zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, pasi presidenti luan një rol kyç në hartimin dhe përcaktimin e politikave tregtare dhe ekonomike të vendit.

Në materialin në vazhdim, korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presuti flet mbi gjendjen e ekonomisë amerikane dhe dallimet mes dy kandidatëve mbi mënyrën se si do ta trajtonin atë.

Presidenti Joe Biden u rrit në Scranton të Pensilvanisë, në një lagje të banuar kryesisht nga klasa punëtore. Duke folur mbi prejardhjen e tij, zoti Biden e quajti kundërshtarin Trump si kandidat që ka humbur lidhjet me realitetin

“Ai e shikon ekonominë nga Mar-a-Lago, ku me miqtë e tij të pasur mbështesin politikat e dështuara që kanë dëmtuar familjet e klasës punëtore për më shumë se 40 vjet. Vlerat e Scranton-it apo Mar-a-Lagos? Këto janë vizionet konkurruese për ekonominë tonë duke ngritur pikëpyetje mbi paanshmërinë themelore në qendër të kësaj fushate”, thotë Presidenti Biden.

Gjatë fillimit të mandatit të zotit Trump, ekonomia ishte e fortë dhe papunësia në 3.5%. Dee Boisvert në New Hampshire është mbështetës i republikanit Trump.

“Të gjithë ishin të lumtur dhe po bënin para. Gjithçka ishte mirë”.

Por më pas u përhap pandemia e koronavirusit. Viti i fundit i mandatit të Presidentit Trump u shoqërua me një papunësi prej 14.7%. Muajin e kaluar, papunësia ishte në shkallën 3.8%. Zëri i Amerikës bisedoi në Arizona me zotin Howard Webster, mbështetës i Presidentit Biden.

“Ajo që Joe Biden ka bërë është se kemi ekonominë më të mirë ndonjëherë dhe papunësinë më të ulët”.

Presidenti Biden thotë se strategjia e tij ekonomike po ndihmon amerikanët e zakonshëm.

“Shoh një Amerikë ku klasa e mesme gëzon një mbështetje të mirë ekonomike dhe klasa e varfër ka një shans që të dalë nga ajo gjendje”, thotë zoti Biden./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit