-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Veliaj nuk mund të fshihet’, Bardhi poston spotin për protestën e ardhshme

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka publikuar nnë rrjetin social Facebbook spotin e protestës së radhës para Bashkisë së Tiranës.
Bardhi iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në protestën e thirrur të premten, më 26 prill, ora 11:00.

Postimi i Gazment Bardhit:

Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë grup i strukturuar kriminale. Qytetarët e Tiranës nuk mund dhe nuk duhet ta pranojnë këtë si normalitet, kur shohin sesi vetëm nga kontrolli i 1 % të procedurave të prokuruara, rezulton se janë vjedhur në bashkëpunim 100 % e fondeve. Tirana ka shumë probleme dhe buxheti i qytetit duhet të përdoret për zgjidhjen e halleve dhe problemeve të qytetarëve, për shërbime ndaj tyre, për punë në dobi të mirëqenies së qytetarëve.

Të premten, 26 Prill 2024, ora 11:00, protestojmë kundër ngritjes në sistem shtetëror të mirëstrukturuar të hajdutësisë ndaj taksave tona. Erion Veliaj nuk mund të fshihet, por duhet të mbajë përgjegjësi. Përgjegjësia fillon duke u dorëhequr dhe duke u përballur me drejtësinë si qytetar i zakonshëm i Tiranës!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit