-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasje dhe atentate, lirohet nga burgu ‘Çipuri’ i bandës së Gaxhait

Kryesoret

Është liruar nga burgu me vendim gjykate, anëtari i bandës së Gaxhait, Armando Sulejmani, i cili u arrestua dy muaj më parë.

Ndaj tij është caktuar masa ‘detyrim për t’u paraqitur’.

“Caktimin si mase sigurimi për personin nën hetim Armando Sulejmani ate të “ detyrimit per tu paraqitur ne policinë gjyqësore” cdo dt.7-17 të muajit, ora 11.00, parashikuar nga neni 234 Kodit Pr.Penale.

Urdhërohet lirimi i personit nën hetim nëse ndaj tij nuk ka ndonjë masë tjetër sigurimi ose vendim të formës së prerë”, thuhet ne njoftim.

Armando Sulejmani, 39-vjeçari është një emër jo pak i dëgjuar pasi siç njihet ndryshe me nofkën “Çipuri” një ish anëtar i bandës së Gaxhait të Vlorës. i dënuar me 20 vite burg për vrasje dhe vetëm pak kohë më parë kishte fituar lirinë.

Banda e Gaxhait në të cilën “Çipuri” ishte një anëtar i njohur, lindi si bandë rivale me atë të Zani Çaushit. Më 9 maj 1997 midis tyre pati një përplasje ku mbeti i vrarë Bernard Duça, i njohur si “Kuqo”.

Në kundërpërgjigje Gaxhai tentoi të merrte autoblindat e policisë për të luftuar Zanin, por pa mundur tja dalë.

Edhe pse dy kokat e bandave sot ndodhen në burg, larja e hesapeve mes tyre vazhdon ende.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit