-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drejtori i ‘RAI’ i përgjigjet Ramës: Dhamë emra, nuk është sulm ndaj shqiptarëve

Kryesoret

Sigfrido Ranucci, një ndër drejtuesit e televizionit italian ‘RAI’, në një intervistë për Syri.Tv, sqaroi situatën që është krijuar pas investigimit të kryer nga emisioni ‘Report’, ku u trajtua marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët dhe shumë të fshehta që qëndrojnë pas saj.

Ai iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Rama, duke thënë se reportazhi i tyre nuk është sulm ndaj popullit shqiptar, pasi çdo gjë është thënë me emër dhe mbiemër.

“Këtë duhet ta them qartësisht, nuk është një sulm ndaj popullit shqiptar, që sipas meje është shumë i afërt me ne. Absolutisht nuk duhet të përgjithësojmë. Është një transmetim shumë kritik, por ne nuk duam të përgjithësojmë. Ne kemi folur për çështje me emra dhe mbiemra. Kur ka përgjegjësi penale, ka emra dhe mbiemra. Nuk është sulm për popullin shqiptar, për Shqipërinë.

Fakti që është përdorur Rama dhe Shqipëria për të sulmuar Melonin nuk është aspak i vërtetë. Sikurse nuk e keni parë, as nga ana e qeverisë italiane, as nga qeveria shqiptare, nuk kemi pasur fatin që të bashkëbisedojmë me ta dhe të sqarojmë faktet,’ tha Ranucci.

‘E pamundur mos të reagoj’! Rama thotë se ‘RAI’ sulmoj Shqipërinë

Ai shtoi se sipas tij “Rama i ka thënë ato gjëra në interesin ekskluziv të Shqipërisë, për të krijuar tensione mbi shtypin e lirë të një vendi tjetër se kjo do ishte e rëndë po ta bënte.

Ndërkohë Rama me gjithë respektin duhet të dijë se nëse Report zotëron informacione që janë në interesin publik të këtij vendi, por edhe të shqiptarëve si popull, Rama mund të mbështetet në kontributin e Reportit, në kuptimin që në një program që do vazhdojë të bëjë punën e vet, do ishte një gjest i bukur nga ana e Ramës nëse do pranonte të bënte intervistën me ne.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit