-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘E pamundur mos të reagoj’! Rama thotë se ‘RAI’ sulmoj Shqipërinë

Kryesoret

Kryeminstri Edi Rama në një intervistë për Report Tv u shpreh se ndihet i revoltuar pas reportazhit të kanalit RAI 3, pasi nuk ndihet ai i sulmuar por është bërë një sulm ndaj Shqipërisë.

Pjese nga intervista

Pyetje: Cili është qëndrimi juaj për atë reportazh që ka bërë RAI 3 për Shqipërinë? E kemi thënë disa herë dhe çfarë nuk shkon sipas jush?

Rama:  Kam marrë përgjigje me shkrim, sepse pyetjet janë dërguar me shkrim në kohën e duhur, në afatin e përcaktuar prej atyre vetë. Dhe kulmi është që pasi e thonë këtë gënjeshtër vetë në emision duke krijuar një moment tjetër të hijes së dyshimit për gjithë atë konspiracion të ngritur mbi mbledhjen e ujërave të zeza të kanaleve politike dhe mediatike të Tiranës, shfaqen edhe këtu në një kanal të ujërave të zeza dhe vazhdojnë duke i thënë shqiptarëve, sa fatkeqësi e madhe që as përgjigje nuk denjuan të kthejnë. E pra kjo është skandaloze. Është normale që për këtë të reagohet.

Pyetje:Zoti Rama shikoni një sulm ndaj jush, ndaj qeverisë italiane apo ndaj Shqipërisë, sepse Italia do ketë edhe zgjedhje lokale njëkohësisht me zgjedhjet e parlamentit europian?

Rama: Jam mësuar me sulmet dhe të them të drejtën nuk më bëjnë përshtypje si sulme dhe nuk më prekin se janë sulme, por në këtë rast si në çdo rast kur sulmohet Shqipëria, kur përbaltet Shqipëria, kur Shqipëria iu paraqitet të huajve nga të huajt në janë dritë të tillë unë revoltohem.

Nëse do kishte qenë për mua personalisht nuk do kisha bërë asnjë reagim. Siç nuk bëra asnjë reagim që aty ishte përfshirë edhe familja ime, madje edhe pastaj sqarova që nuk po hyj tek ajo pjesë. Por kur sulmohet Shqipëria është e pamundur që unë të mos reagoj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit