-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maqedoni/ BDI nis festën, Bujar Osmani shpall fitoren ndaj Taravarit

Kryesoret

Bujar Osmani po kryeson deri më tani nga numrimi i votave në Tetovë. Ndërsa pranë zyrave të BDI-së në Tetovë ka nisur festa e simpatizantëve.

Gjithashtu nga numërimi i votave në në 74 qendra të votimit Bujar Osmani është ai i cili ka 38,7% të votave dhe Arben Taravari 36.86%.

Kandidati i BDI-së Bujar Osmani në paraqitjen e tij të pare deklaroi se fitorja e tij kundrejt kandidatit të VLEN-it është shumë e thellë, sipas tij diku mbi 40 mijë vota. Osmani numëroi dhe komunat në të cilat ka shënuar fitore, përfshi edhe Tetovën, Gostivarin dhe Çairin.

“Kemi shënuar fitore në çdo komunë të vendit. Jegunovcë, Haraçinë, Vrapçishtë, Studeniçanë, Likovë, Bogovinjë, Zhelinë, Gazi Babë, Bërvenicë, Dollnen, Resnjë, Strugë, Çashkë, Zelenikovë, Ohër dhe fitore në Tetovë, Saraj, Manastir, Çuçer Sandevë, Veles, Kërçovë, Karposh, fitore në Gostivar, Krushëvë, Kumanovë…në Çair, Qendër, Dibër gjithandej në Republikë, fitore e thellë e Frontit Evropian”, deklaroi Osmani.

Në nivel vendi, Bujar Osmani është i treti aktualisht me 16,44%.

Po prin Gordana Siljanovska Davkova e VMRO DPMNE me 36.99% e pasuar nga Stevo Pendarovski 18.18%. Po ashtu deri tani janë numëruar votat në 1784 nga 3508.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit