Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij për mbështetësit demokratë, u shpreh se në prangat e policisë janë duke rënë protestuesit dhe jo hajdutët që janë duke vjedhur shtëpitë e tyre, duke iu referuar Erion Veliajt.
“Imagjinoni një rast miqtë e mi, sikur sonte në shtëpinë tuaj të futej një hajdut, që të vidhte pa u përmbajtur 100% të çdo gjëje të shtëpisë, të zotëve të shtëpisë dhe imagjinoni sikur këtë hajdut ta zinit në flagrancë teksa ju vjedh.
Imagjinoni tani që kur të vijë policia në vend që të merret hajdutin, të burgosë hajdutin, ajo ju burgos ju dhe le hajdutin të vjedhë shtëpinë.
Imagjinoni policinë që të ju godasë ju dhe të ju thotë se nuk keni të drejtë të zemëroheni me hajdutin.
Imagjinoni që policia të merret me zemërimin e viktimës dhe jo me kriminelin që ju ka vjedhur shtëpinë.
Kjo ndodh miq, kjo ndodhi të premten e kaluar. Demokratët u goditën, u rrëmbyen në orët e para të mëngjesit vetëm e vetëm se kërkuan largimin e hajdutit nga shtëpia e tyre, sepse u dolën në mbrojtje 1 milionë qytetarëve të vjedhur të Tiranës.
Erion Veliaj nuk i tremb dot demokratët dhe nuk i poshtëron dot qytetarët e Tiranës.
Aty na ke të premten.
Priti o hajdut qytetarët e zemëruar, të revoltuar.