Policia në Fier ka arrestuar një 23-vjeçar pasi gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.
Ai akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë.
Njoftimi i policisë:
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim P. D., 23 vjeç, banues në fshatin Sheqishte, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, “Vjedhja me dhunë” dhe “Shkatërrimi i pronës”.