-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lirohet nga akuza për krime lufte ish-komandanti i UÇK-së

Kryesoret

Në rastin “Drenica 1” Gjykata ka liruar nga akuzat për krime lufte ish-komandantin e Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi dhe ish-luftëtarin e UÇK-së, Jahir Demaku.

Në një prononcim para mediave pas seancës gjyqësore ai ka thënë se gjatë gjithë kohës kanë potencuar se kjo akuzë është e rrejshme.

“Këtë e vërtetoi edhe gjykata ngase deklarimet e dëshmitarit A, kanë qenë kundërthënëse dhe nuk kanë pasur mbështetje në provat tjera  dhe si të tilla nuk e kanë plotësuar standardin e kërkuar nga Gjykata”, ka thënë ai.

Gjykata Themelore në Mitrovicë në maj të vitit 2015 pati dënuar Selimin me tetë vjet burgim për keqtrajtim të ndaluarve në fshatin Likoc gjatë luftës.

Jahir Demaku, Zeqir Demaku e Isni Thaçi u dënuan me nga shtatë vjet burgim, ndërsa me tri, u dënuan Nexhat Demaku, Agim Selmani, Driton e Bashkim Demaj dhe Fadil Demaku.

Pas ankesave nga palët, Apeli ia pati ulur dënimin Selimit për një vit. Ndërkaq në vitin 2019, Gjykata Supreme e ktheu këtë rast në rigjykim./ koha

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit