Thomas Brdaric do jetë trajneri i ri i Vllaznisë. Shkodranët kanë prezantuar trajnerin kroato-gjerman që e ka aventurën e dytë në krye të kuqebluve, kjo pas viteve 2020 deri në 2022, ku fitoi edhe Kupën e Shqipërisë dhe ishte pranë titullit kampion në Superligë.
Ai zëvendëson Qatip Osmanin, shkarkuar dje në orët e vona të mbrëmjes nga klubi shkodran. “Mirëse ju gjeta. Forca Vllaznia”, thotë trajneri.