Një tentim vrasje ka ndodhur pasditen e së premtes në Dragash.
Një 31-vjeçar e ka plagosur ish-vjehrrin e tij jashtë objektit të degës së Gjykatës Themelore, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi ka konfirmuar se i dyshuari është arrestuar, po ashtu edhe arma është sekuestruar.
“Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur viktimën K. Q., ish vjehrrin i tij nga Dragashi pas një mosmarrëveshje rreth procesit të divorcit në mes vajzës së tij dhe të dyshuarit. Rasti ka ndodhur jashtë objektit të gjykatës”, ka thënë Gashi.