Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia dy qytetarë opozitarë që protestuan ditën e premte përballë bashkisë kundër Erion Veliajt.
Ndërkohë që sot pasdite në orën 16:30 është njoftuar një tjetër tubim nga opozita në momentin që do të mblidhet këshilli bashkiak.
Opozita kërkon largimin e Erion Veliajt për shkak të akuzave për dosjen e arrestimit të drejtorëve për korrupsion me tenderat.