Ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato mbështeti punën e SPAK-ut që javët e fundit është përballuar me sulme të shumta nga jo vetëm nga pjesa e Sali Berishës, por edhe Ilir Metës. Gazetarët e pyetën se përse BE reagon vetëm kur SPAK sulmohet nga opozita dhe jo nga qeveria.
“Nuk ka standarde të dyfishta. Mbështetja për sistemin e drejtësisë është e palëkundur, por mesazhi është i njëjtë dhe i përhershëm. Ne i japim përparësi të madhe reformës në drejtësi dhe duhet ta lëmë të bëjë punën e vet” tha Gonzato ne konferencë për median.
Erion Veliaj në SPAK? “Ne nuk komentojnë për hetime por ju e dini mbështetjen tonë për SPAK. Sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, janë pjesë e kapitujve themelorë të BE që do të hapen të parët dhe do të mbyllen të fundit” tha ambasadori i BE-së.