Parlamenti Europian ka miratuar këtë të mërkurë raportin për Shqipërinë lidhur me integrimin e saj në BE.
Raporti për Shqipërinë u miratua me 483 vota pro dhe 103 kundër.
Ndërkohë gjatë seancës plenare në Parlamentin Europian, raporteri për Shqipërinë, Andreas Shider vlerësoi progresin e vendit tonë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Shqipëria është tashmë një hap përpara në Bashkimin Evropian, sepse gjëja e veçantë, që mund të thuhet për të, madje receta e suksesit, është fakti se më shumë se 90% e popullsisë e mbështesin anëtarësimin në BE dhe spektri politik po ashtu e mbështet. Qëllimi duket të jetë që negociatat e anëtarësimit të përfundojnë deri në fund të vitit 2027, ky të mos jetë një ëndërr, por një perspektivë realiste. Shqipëria ka dëshmuar angazhimin e saj të jashtëzakonshëm ndaj integrimit evropian sepse të gjithë grupkapitujt e negociatave u hapën në 13 muaj. Kjo tregon gjithashtu se ky vullnet politik për reforma po jep rezultate”, shprehet Andreas Shider.









