-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama mbledh ministrat dhe deputetët për drejtësinë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme ministrat dhe deputetët për t’u folur për reformën në drejtësi. Ai tha se ende të gjithë janë lehtësisht të arritshëm nga oferta e korrupsionit prandaj sipas tij ka ende shumë punë për të bërë. Kemi ende për të pastruar, tha më tej kreu i qeverisë duke shtuar se edhe PS, “mbetet shumë për imunizimin nga influenca e korrupsionit”.

Nevoja e një dallge të re reformimi për shtet-bërjen europiane të vendit tonë. Kjo forcë, PS është prej një dekade në luftë për ta bërë Shqipërinë një shtet real për të arritur nivelin e një shteti të BE-së. Askush më parë asnjë forcë me peshë, po rrëzohet monumenti i pandëshkueshmërisë. Ne e kemi mundur korrupsionin? Aspak.

Ne vetëm jemi futur dhe jemi në mes të një lufte të stërngatërruar me korrupsionin. Ka një të vërtetë të madhe. Pikërisht se e kemi me të vërtetë ne nuk e kemi mbajtur lëkurën tonë larg zjarrit të saj. Jo vetëm i kemi hapur rrugë krijimit të një grupe zjarri të re, SPAK-ut që shteti nuk e ka pasur kurrë, por edhe ia kemi hequr vetes cdo mundësi kontrolli politik të shënjestrave të asaj gryke zjarri.

Le të thotë kush të dojë, por drejtësia sot vepron mbi pushtetin politik e pavarur. Ne u kemi vendosur në dispozicion një buxhet pagash që është mbi hierarkinë e pagave të shtetit, më lart se maja më e lartë, Presidenti i Republikës. Prokurorët dhe gjyqtarët janë individët më të paguar, është një anomali absolute por ne e kemi krijuar për të fuqizuar përpjekjen anti-korrupsion me armë të re ofensive, që Shqipëria nuk e kishte më parë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit