-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputeti i Mitsotakis: Ndaloni mitingun e Ramës në Athinë

Kryesoret

Në 12 Maj kryeministri Edi Rama do të jetë në Greqi në një takim me diasporën që ka ngjallur debate në Athinë pasi vjen vetëm pak ditë para zgjedhjeve për Parlamentin Europian dhe mund të ndikojë tek vota e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në vendin fqinj.

Deputeti i “Demokracisë së Re”, Nikitas Kaklamanis deklaroi se s’ka logjikë që të pritet Edi Rama pasi është lideri i një vendi ku të drejtat e njeriut nuk ekzistojnë.

“Mendimi im është se Beleri nuk mund të qëndrojë në burg dhe ne ndërkohë mirëpresim dhe lejojmë Edi Ramën të flasë me njerëzit që jetojnë dhe punojnë në Greqi. OK nuk ka problem. Le ta ndalojmë mitingun. Ky është qëndrimi im” tha ai.

“Ju kujtoj se Merkel i bëri një gjë të tillë Erdoganit, i cili kërkoi të shkonte të fliste me turqit në Gjermani, para zgjedhjeve. Dhe Merkel ia ndaloi. Ajo i tha atij “jo tubime parazgjedhore”, duke i dhënë një mesazh të qartë se festa duhet të ndalohet”, sqaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit