Spektaklin e djeshëm në Big Brother Graciano shprehu se mes Erjola Doçit dhe Romeo Veshajt ka një pëlqim dhe se ky i fundit i ka dërguar shpesh SMS.
Mirëpo moderatorja nuk i ka kthyer përgjigje, duke ja lënë “seen”. Këtë gjë e kanë mohuar që të dy.
Pas përfundimit të spektaklit Heidi ka biseduar me Romeon dhe Erjolën, duke iu drejtuar se ‘nëse dalin ato mesazhe, ju do dilni gropë’.
Heidi: Jam me vërtetë shumë rehat. Shoqëria jashtë, troç po e them, ka dy mesazhe, po i nxori e di si dilni ju, gropë. Nga unë s’ka asnjë problem
Erjola: Nuk ka asnjë mesazh. Po ta thotë Erjola. O Heidi si bëhen shantazhet? Duke thënë që kam fakte. Fakt është fjala ime, ose merre bazë ose jo, kaq
Heidi: Dakord, ta themi paraprakisht se nuk ka asnjë të keqe
Erjola: Ti do me qenë e larë me veten je në rregull. Edhe unë fjalën time, ka peshë si shkëmbi të paktën në këtë histori.