-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mitsotakis për herë të parë në shtëpinë e Erdogan

Kryesoret

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë në Turqi ku do të takohet dhe me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, sipas Kathimerinit.

Sipas mediave, në fokus të bisedimeve do të jetë Manastiri i Chores, për të cilin Mitsotakis pritet të shtrojë shqetësimin në lidhje me kthimin e tij në xhami, ndërsa Erdogan ka thënë se nuk është i interesuar për konflikte.

Në këtë takim pritet që të diskutohen të gjitha çështjet e agjendës dypalëshe, ndërsa do të përcaktohet edhe orari i kontakteve të radhës në nivel të dialogut politik.

Kyriakos Mitsotakis shkon për herë të parë në mandatin e tij, por dhe në jetën e tij, në kryeqytetin turk për takimin e katërt me Erdogan këto kohët e fundit, këtë herë në “Pallatin e Bardhë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit