Një 27-vjeçar nga Prishtina është arrestuar në qytetin e Kukësit pasi ka përplasur për vdekje një 60-vjeçar ende i paidentifikuar.
Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku 60-vjeçari ka humbur menjëherë jetën pasi është përplasur nga 27-vjeçari me makinë.
Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore në autostradën “Milot-Morinë” arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Prishtinë, pasi rreth orës 21:30, të datës 14.05.2024, në fshatin Gjegjan, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme” njofton policia.