Ambasada izraelite në Stokholm të Suedisë ishte shënjestër e disa të shtënave me armë këtë mëngjes, njoftuan mediat lokale.
Përfaqësuesi i policisë suedeze, Per Fahlström, ka thënë për gazetën “Ekpressen” se “një oficer patrulle në Strandvagen në Stokholm dëgjoi të shtëna armësh pranë Ambasadës së Izraelit, për të cilat dyshohet se janë nga armë zjarri.”
Një hetim paraprak ka nisur dhe Fahlstrom tha për mediat se disa persona janë arrestuar, pa dhënë detaje të mëtejshme, raporton The Times of Israel.
Jozyrtarisht, në mesin e të arrestuarve është edhe një djalë 14-vjeçar, i cili dyshohet se ka qenë i armatosur.