Një person ka ndërruar jetë në Prizren, si pasojë e kontaktit me rrymën. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës ku ka bërë me dije se tashmë ka nisur hetimet për rastin.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka humbur jetën si pasoj e kontaktit me rrymë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendim e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.