-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokati te ‘5pyetjet.al’: BKH i sekuestron telefonin Nallbatit (VIDEO)

Kryesoret

Avokati Arben Llangozi i ftuar në “5Pyetjet.al” deklaroi se SPAK dhe BKH dyshojnë se operacioni i fundit për goditjen e ‘kokave të krimit u dekonspirua. Llangozi theksoi se  BKH ka sekuestruar telefonin e një drejtuesi të policisë, Neritan Nallbatit.

“Kemi 50 urdhra ndalimi dhe nga këto janë ekzekutuar vetëm 20. Shumica në kushtet e paraburgimit. Policia në një far mënyrë ka dështuar në ekzekutimin e tyre dhe lindin dyshime se policia ka bashkëpunuar dhe ka njoftuar grupet për të mos u ekzekutuar këta urdhra ndalimi.

Në dijeninë time dhe ajo që Dumani ka thënë para KLP, se kemi implikime në nivelet e larta të policisë, është e vërtetë. Pasi në dijeninë time, BKH ka sekuestruar telefonin e një zv/ drejtuesi të policisë, ose më saktë ka të bëjë me zotin Nallbati.

Telefoni i zotit Nallbati është sekuestruar nga BKH. Ai ka dal në bisedat e SKY dhe dyshohet se ai ka cenuar ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Kjo është folur në korridoret e SPAK. Kemi implikim në nivelet më të lart të nivelet policisë dhe këtë e tregoi vetë operacioni”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit