Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy deklaroi në një intervistë për Reuters se Perëndimorët janë shumë të ngadaltë në ndihmat e tyre për Ukrainën dhe kjo pritet të ketë një ndikim të madh në luftën kundër Rusisë. Zelenskyy e përshkroi dërgimin e ndihmës ushtarake, në veçanti të mbrojtjes ajrore Patriot, si “një hap i madh përpara, por është tepër e pamjaftueshme.
“Sikur të kishim marrë Patriotët në fillim, kur kishte shumë pak dronë në funksion, ata do ta kuptonin se ishte e kotë të shënjestrohej infrastruktura energjetike në një shkallë masive, më e rëndësishmja do të kishim qenë në gjendje të mbronim pjesën më të madhe të kapacitetit tonë gjenerues, por ne kemi atë që kemi një hap të madh përpara por edhe dy hapa pas.
Rusët po përdorin 300 avionë në territorin e Ukrainës. Ne kemi nevojë për të paktën 120, 130 aeroplanë për të rezistuar në qiell. Nuk mund ta siguroni këtë tani? OK por na siguroni F-16 që të rrëzojmë objektivat” tha Volodymyr Zelenskyy.