-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha: Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit

Kryesoret

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me rezolutën anti-korrupsion të Partisë Socialiste.

Basha thekson se korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit, por me plane të qarta dhe vullnet politik.

Ndër të tjera ai deklaron se lufta kundër korrupsionit, mbështetja për drejtësinë, transparencë e llogaridhënie në qeverisje janë në fokus të programit PD-së.

“Korrupsioni është pengesa më e madhe, për zhvillimin e vendit dhe krijimin e mundësive për të rinjtë, që ata të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri. Prandaj lufta kundër korrupsionit, mbështetja për drejtësinë, transparencë e llogaridhënie në qeverisje janë në fokus të programit tonë, në mënyrë të detajuar.

Koha kur qeveria nxit dhe mbështet korrupsionin merr fund. Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit dhe aq më pak duke vështirësuar dhe tentuar të kontrollosh drejtësinë, por me plane të qarta dhe vullnet politik” shkruan Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit