-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita me projektrezolutë për mbrojtjen e grave gazetare

Kryesoret

Deputetet e Partisë Demokratike Albana Vokshi dhe Ina Zhupa, kanë dorëzuar në Kuvend projektrezolutë për mbrojtjen nga çdo lloj dhune të gazetarëve.

Deputetja Zhupa thotë se kryesisht pre e dhunës në forma të ndryshme, janë gratë gazetare. Ajo thotë se janë konstatuar rreth 30 raste ku gazetarët janë dhunuar verbalisht apo fizikisht.

Ina Zhupa, deputete e PD: Nga 1 Janari 2023- 1 Maj 2024 janë shënuar 30 sulme ndaj gazetarëve ku sulmet ndaj gazetareve zonja janë të një natyre seksiste. I bëjmë thirrje Lindita Nikollës ta kalojë me prioritet dhe të mos ta lejë siç ka zakonë të lejë projektrezolutat e opozitës në harresë dhe pa i futur në kalendarin zyrtar.

Teksa kërkon që Kuvendi të miratojë rezolutën e demokratëve dhe të zhvillojë një mocion me debat për këtë çështje, Albana Vokshi bën fajtore qeverinë për cënimin e punës së gazetarëve.

Albana Vokshi, deputete e PD: Është një qeveri e mbyllur që nuk jep llogari, që dhunon gazetarët dhe ju mohon qytetarëve të drejtën e informimit dhe ku e ka burimin? E ka te blerja e votës.

PD akuzon qeverinë “Rama” po ndikon në përkeqësimin e lirisë medias në vend./Lapsi.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit