-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: ARRSH strofull korrupsioni, punonjësit mos firmosin

Kryesoret

Zëdhënësja e antikorrupsionit nga grupi i Berishës, Genta Vangjeli denoncon se ARRSH është një strofull korrupsioni dhe vijon me avazin e vjetër, “të grabisë fondet publike”.

Vangjeli deklaron se përmes disa denoncime që kanë shkuar në adresë të tyre është e qartë që fituesit e procedurave të prokurimit për punë publike janë të paracaktuara.

Vangjeli u bën thirrje të gjithë punonjësve të mos firmosin akte të jashtëligjshme sepse kur të nxjerrim të gjitha provat dhe faktet në shesh, “ju që jeni të pafajshëm do të bëheni koka turku për të shpëtuar eprorët tuaj”.

“Konkretisht për procedurat ofertat e të cilave u hapën në datën 08 Maj 2024, me objekt:

Ndërtim rruga Berat – Ballaban subjekti që pritet të shpallet fitues ka iniciale “C’ shpk;

Zgjerimi i rrugës së Ksamilit subjekti që pritet të shpallet fitues me inicialet “A. C”. shpk

Rikonstruksion i rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, subjekti që pritet të shpallet fitues zyrtarisht me iniciale “P”. ……shpk

Dy procedurat me objekt Zgjerimi i superstradës Tiranë – Durrës, subjekti që pritet të shpallen fitues me iniciale S…shpk, dhe G…shpk;

Katër procedurat me objekt Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë, subjekti që pritet të shpallen fitues me inicialet G..C…. shpk; A..I..shpk; G…. shpk; A-B ..shpk

Të gjitha ofertat fituese do të jënë me pak diferencë nga fondit limit ose rreth 97% deri 99% .Kjo është skema e njohur e vjedhjes së fondeve publike” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit