-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Djali i Joe Biden para gjykatës nën akuza federale

Kryesoret

Hunter Biden u paraqit të premten para një gjykatë në shtetin Dellauer për një seancë përfundimtare, përpara se të nisë procesi gjyqësor ndaj tij nën akuza federale për armëmbajtje të paligjshme. Ky zhvillim vjen ndërsa babai i tij, Presidenti Joe Biden po zhvillon fushatë elektorale për t’u rizgjedhur.

Hunter Biden akuzohet se ka gënjyer lidhur me përdorimin e drogës në tetor 2018, në formularin që i duhej të plotësonte për të blerë një armë zjarri, të cilën e mbajti për rreth 11 ditë. Ai e ka pranuar se gjatë asaj periudhe ishte nën varësinë e kokainës. Avokatët mbrojtës të tij thonë se Hunter Biden nuk ka shkelur ligjin dhe se çështja është e motivuar politikisht.

Dokumentet e gjykatës tregojnë qëndrimet e kundërta të palëve mbi provat e paraqitura mbi rastin, përfshirë të dhëna të gjetura në kompjuterin që Hunter Bideni dyshohet se e kishte lënë për riparim në një dyqan në Dellauer.

Avokatët mbrojtës vënë në pikëpyetje vërtetësinë e të dhënave të laptopit, por prokurorët thonë se nuk ka prova që të dhënat janë komprometuar dhe se një betejë e zgjatur mbi këtë çështje në gjykatë do të ishte humbje kohe sipas tyre.

Laptopi ka qenë burim polemikash për vite me radhë pasi persona të dyshuar si republikanë arritën dhe shpërndanë të dhëna personale që ndodheshin në të.

Prokurorët planifikojnë gjithashtu t’u tregojnë anëtarëve të jurisë pjesë nga një përmbledhje me kujtime të Hunter Bidenit të vitit 2021, titulluar “Gjëra të bukura”, ku ai jepte detaje mbi betejën e tij me alkoolin dhe abuzimin me drogën, pas vdekjes në vitin 2015, të vëllait të tij të madh, Beau, nga kanceri i trurit në moshën 46-vjeçare./VOA

Lexoni KËTU shkrimin e plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit