Vajza në foto është 21 vjeçarja Aldorjana Loshi, efektivja e policisë e cila në banesën e sajë në ‘Ali Dem’ ditën e sotme i dha fund jetës me armën e shërbimit.
“Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” ka sqaruar deri më tani policia.
Ndërkohë rasti është duke u hetuar dhe priten sqarime më të detajuara për ngjarjen e rëndë.
Ç’po ndodh në Tiranë? Një efektive vetëvritet, tjetri plagoset, reagon policia