-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bie me 8% popullsia në Kosovë

Kryesoret

Rreth 1.6 milion banorë të Kosovës besohet se kanë marrë pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Në procesin e mëparshëm të regjistrimit të popullsisë, të mbajtur në vitin 2011, patën marrë pjesë rreth 1.74 milion banorë.

Kjo do të thotë se popullsia në Kosovë besohet të ketë rënë për rreth tetë për qind.

“Ne e dimë të gjithë që ka tkurrje [të popullsisë], por ka edhe ndryshim edhe brenda Kosovës. Disa qytete janë rritur në mënyrë enorme, ndërsa disa janë zvogëluar”, ka thënë kryeshefi ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati, në konferencën e mbajtur më 27 maj.

Për dallim nga regjistrimi paraprak, këtë vit, diaspora e Kosovës e ka pasur mundësinë të regjistrohej online përmes portalit eKosova.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka bërë të ditur se ky proces tani është zgjatur deri në fund të gushtit.

Sipas të dhënave të ASK-së, deri më tani besohet do të jenë rreth 600 mijë pjesëtarë të diasporës, të cilët nuk janë përfshirë në shifrën prej 1.6 milion banorëve që besohet se jetojnë në Kosovë.

Qeveria e Kosovës e ka zgjatur procesin e regjistrimit sivjet – që ka nisur më 5 prill dhe duhej të përfundonte më 17 maj – për shtatë ditë, pas kërkesave nga disa komuna për zgjatje të afatit./ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit