-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Propagandë nga Rama, nuk do votojmë krijimin e komisionit anti-korrupsion

Kryesoret

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi u shpreh se PD nuk do të votojë krijimin e komisionit të Posaçëm anti-korrupsion.

“Si të votojmë komisionin kur nuk dimë, as nuk është thënë çfarë përmban komisioni’ ishin fjalët e Bardhit, i cili shtoi se Edi Rama me një qeveri të korruptuar dhe kriminale është duke thënë eja të luftojmë korrupsionin.

Ai mori si shembull rastin e ish-deputetit Arben Noka, i përfshirë në organizim vrasjesh, për të cilin Bardhi tha se dikur Rama e quante ‘simboli i reformës në drejtësi’.

Bardhi u shpreh se Rama kërkon që të ulen të luftojnë korrupsionin me ata që janë të korruptuar.

“I korruptuari nuk mund të zotohet për të luftuar korrupsionin.

Edi Rama ka patur 11 vite në dispozicion për të luftuar korrupsionin, aferat korruptive, për të garantuar qeverisjen në dobi të qytetarëve.

Jo qeverisjen në dobi të Arben Nokës, më thua ti mua tani hajde ullu ti me të ngjashmit e Arben Nokës, sepse po të kishte qen në Kuvend do ishte pjesë e këtij Komisioni.

Unë mund të kisha përball një person që ditën fliste për luftën ndaj korrupsionit, kundër krimit dhe në dark porosiste vrasje.

Këtu e ka çuar parlamentin edi Rama. Keni dëgjuar ju ti kërkoj falje qytetarëve të Lezhës, ti thoj që ju kërkoj ndjes që një vrasës me pagës e vura në Kuvend si përfaqësuesin tuaj. Që për mirëqeverisje ju ofrova Arben Nokën, jua shita si dashnorin e Reformës në Drejtësi, se në 2016 thoshte se Arben Noka është simboli i reformës në drejtësi’ u shpreh Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit