-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komisioni antikorrupsion/ Salianji: Rama do të përdorë opozitën për të luftuar SPAK-un

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka shprehur qëndrimin e tij kundër komisionit antikorrupsion që pritet të miratohet nesër në Kuvend.

Salianji u shpreh se ky komision është propagandistik, ku shtoi se është Rama që ka ngritur një sistem korrupsioni.

Demokrati gjithashtu theksoi se PD dhe opozita nuk do të përdoren si instrument nga Rama për të luftuar SPAK-un.

“Për mua nuk duhet të kemi pjesëmarrje në një komision i cili u bë në mënyrë të njëanshme, i cili u propozua si platformë elektorale nga Edi Rama që është një hedhje hi sysh për qytetarët dhe ndërkombëtarët për të gjithë situatën që po ndodh sot.

Të besosh që Edi Rama që ka ngritur një sistem korrupsioni, jo vetëm korrupsioni, por edhe krimi të futur në institucionet më të rëndësishme të këtij shteti ka ndonjë merak për reformë.

E dyta, unë nuk besoj që Partia Demokratike dhe opozita mund të përdoren si instrument për të luftuar SPAK-un nga Edi Rama. Ky është komision propagandistik, nuk është bojkot fare. Ne kemi marrë pjesë në reformën në drejtësi, në reformën territoriale” u shpreh Salianji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit