-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Ma mori dritën e syve’! Rrëfimi i nënës së Eronës, që u vra nga burri

Kryesoret

Ftohtësia e mureve të dhomës, që dikur ushtonte prej të qeshurave, zbardh dhe terron ditët e Milihate Coklit.

Në secilën qoshe të saj sheh ëndrra që u humbën dhe dëgjon fjalë që s’u thanë.

Dhimbja që e shtrëngon në gjoks, i bëhet e padurueshme kur prek fytyrën e saj të ngrirë në fotografi.

“Unë vazhdoj t’i them çdo ditë ‘mirëmëngjesi’ dhe ‘natën e mirë’ Eronës”, thotë me zërin që i dridhet Milihatja.

Vajza e saj 20 vjeçe u vra më 12 prill në Ferizaj – qytet në pjesën juglindore të Kosovës.

Si i dyshuar kryesor për aktin u arrestua ish-bashkëshorti i saj, me të cilin Erona kishte një djalë një vjeç e dy muaj.

Çifti ishte i divorcuar për gati një vit dhe Erona e kishte obligim ligjor që ta takonte të birin me të atin çdo javë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

Në takimin që do të bëhej i fundit për ta, ajo u qëllua për vdekje, ndërsa vëllai i saj Driloni, 15 vjeç, që e shoqëronte, u plagos.

“Në ato momente, sikur më theri diçka në zemër”, kujton Milihatja kohën kur kolegët në punë i thanë se “qenka vrarë një grua”.

“Nuk e dija se ishte vajza ime. Isha në kuzhinë duke punuar dhe thashë me vete ‘si janë prishur kështu njerëzit’”./ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit