-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha: Nuk bëhemi pjesë e lojërave të Ramës kundër SPAK-ut

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se nuk do të bëhet pjesë e asaj që e cilësoi lojë e Edi Ramës për komisionin e posaçëm për reformën në drejtësi që po përgatitet që të ngrihet.

Nëse duan të mbështesin SPAK-un kanë gati amendamentet e PD-së. Pse Edi Rama, qeveria dhe parlamenti mbajnë të bllokuar propozime te PD-së për të ndihmuar SPAK-un me burimet njerëzore?

Përgjigja është e qartë, kjo shumicë nuk ka asnjë interes që të fuqizojë institucionalisht, financiarisht dhe nga ana e kompetencave ligjore SPAK-un por po bëjnë gjithçka për ta goditur dhe intimiduar.

Nuk ka arsye për SPAK-un që të ekzistojë pa korrupsionin e Edi Ramës. SPAK-u ka lindur për shkak të korrupsionit të kësaj qeverie. Votoni amendamentet për SPAK-un, dhe jemi gati të bashkojmë votat me PS-në për amendamentet që fuqizojnë SPAK-un dhe luftën kundër korrupsionit. E njëjta gjë për reformën zgjedhore.

Kanë tre muaj që kanë ndërprerë në mënyrë të njëanshme punën e komisionit të reformës zgjedhore dhe nuk bëjnë asnjë transparencë për listat e hapura, votën e diasporës dhe barazinë e votës.

Të vijmë tek heqja e imunitetit për parlamentarët. A ka akt më kuptimplotë që deputetët të dorëzojnë imunitetin. I vetmi akt i kësaj qeverie është lirimi i të korruptuarve me amnistinë penale.

Bashkuan votat për të nxjerrë të dënuarit për korrupsion. Këto gjëma dhe bëma nxjerrin të vërtetën. PD nuk mund të jetë pjesë e lojërave të Edi Ramës dhe propagandës për zgjedhjet” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit