Zbardhen detaje të reja nga dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Dy persona janë arrestuar deri tani, i dyshuari si organizator Dritan Nano dhe një nga personat që e goditi, Dorian Alia. 32-vjeçari Alia ka pranuar që e ka goditur vetëm një herë avokatin me grusht.
“Donim t’i jepnim mesazhin”! Çfarë tha organizatori i sulmit kundër avokatit?
Më tej ka treguar se e kanë ndjekur prej disa ditësh avokatin. Dorian Alia ka deklaruar se aktin e kreu “për miqësi” pasi ia kishte kërkuar Drian Nano dhe se nuk e dinte peshën e avokatit Mëngjesi. Nano nuk ka qenë bashkëpunues duke mohuar përfshirjen por ka pranuar konfliktin që ka pasur me avokatin.
24 orë pas dhunës! Autorët në kërkim, porositësi në qeli, avokati në reanimacion