Kuvendi miratoi ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Antikorrupsionin.
Ky komision mori 74 vota pro dhe 6 kundër si dhe asnjë abstenim.
Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate pasi opozita është shprehur kundër ngritjes së këtij komisioni. Lulzim Basha e ka quajtur atë një manovër elektorale.
Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 10 mujor. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të komisionit, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit.