-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trafikimi i emigrantëve/ Apeli ‘rrëzon’ efektivët e policisë dhe trafikantët

Kryesoret

Apeli i Posaçëm ka lënë fuqi vendimin e GJKKO në lidhje me zyrtarët policorë dhe trafikantët të përfshirë në skemën e trafikut të emigrantëve nga Lindja e Mesme.

SPAK arrestoi 26 persona, ndërsa pesë prej tyre më pas u lanë në arrest shtëpie. Personat e tjerë ankimuan vendimin 10 prill, por Apeli i Posaçëm ka vendosur t’i rrëzojë.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Iliriana Olldashi, sot më 31.05.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 20 akti, datë 22.05.2024 regjistrimi, mbi ankimet e personit nën hetim A.H., T.P., A.M., A.D., I.A., E.I., B.M., A.H., A.S., Sh.M., A.Sh., Xh.Ç., Xh.K., L.S., E.S., E.B., L.T., E.H., E.D., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 37, datë 10.04.2024, verifikuar me vendimin nr. 39, datë 14.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 37, datë 10.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar me vendimin nr. 39, datë 14.04.2024 të së njëjtës gjykatë, për sa ka disponuar për ankuesit A.H., T.P., A.M., A.D., I.A., E.I., B.M., A.H., A.S., Sh.M., A.Sh., Xh.Ç., Xh.K., L.S., E.S., E.B., L.T., E.H., E.D.” thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit