-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kishte puls të lehtë, nuk merrte dot frymë”, mblidhen fondet për varrosjen e 7-vjeçarit në Shqipëri

Kryesoret

Ditën e djeshme një 7-vjeçar shqiptar u mbyt në det në zonën e Arvi Xrakleios në Kretë. Nëna e 7-vjeçarit u arrestua për vrasje nga pakujdesia dhe është liruar me urdhër të prokurorit.

Ajo ka dëshmuar se ka qenë në shtëpi me 7-vjeçarin dhe foshnjën e familjes, kur papritur i ka humbur nga sytë.

Gjithashtu sipas raportimeve deti ishte i trazuar dhe 7-vjeçari mund të jetë përfshirë nga një dallgë e fortë.

“Prindërit e kërkonin, ai doli nga shtëpia pa e kuptuar. Ky fëmijë e donte shumë detin, shkonte rregullisht në det. Ai u gjet vetëm dhe kur e zbuluan ishte tepër vonë”, tha Pavlos Baritakis, kryebashkiak i Viannos.

Ndërsa një dëshmitar okular tha se “Nuk frynte erë, por deti është shumë i rrezikshëm, sepse ka rryma. Rryma e mori që andej dhe e solli në port, por kishte humbur ndjenjat. Kishte një puls të lehtë, por nuk merrte frymë. Për gjysmë ore disa njerëz që dinin ndihmën e parë po përpiqeshin ta rikthenin në jetë atë. Kur mbërriti ambulanca, edhe mjekët vunë re se fëmija kishte puls. Nuk kishte njeri në plazh që ta shihte fëmijën”.

Sipas medias greke dëshira e prindërve të Nikolasit është që ta varrosin fëmijën e tyre në Shqipëri. Mirëpo për shkak të gjendjes së tyre financiare ata nuk përballojnë transportin e trupit dhe të ceremonisë mortore. Prandaj një shoqatë greke e ka marrë përsipër dhe po nis një mbledhje fondesh në bashkëpunim me shoqatën e prindërve dhe mësuesit e shkollës fillore. Mësuesi i 7-vjeçarit u shpreh se nuk mund ta besojë dot që Nikolas nuk do të jetë në shkollë të hënën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit